Nga Gazeta Si – Qendërmbrojtësi kuqezi do të huazohet te Mallorca me opsion (jo i detyrueshëm) blerjeje për 6 milionë euro + 2 të tjera bonuse.
Sezonin e kaluar ai u huazua te Espanyol ku u shndërrua në një lojtar të rëndësishëm për trainerin Manolo Gonzalez.
Ai mbërriti në Son San Joan dje në orën 17:40 nga Roma për tu bërë lojtari i 4 që firmos te Mallorca këtë sezon.
Në aeroport u prit nga Drejtori Sportiv Pablo Ortells që konfirmoi se Kumbulla plotëson kërkesat e trainerit Jagoba Arrasate.
Në rrjeshtimin me 4 mbrojtës ai do të luftojë për vendin në formacion me Raillo dhe Valjent.
Ndërsa do të jetë titullar në rastet që skuadra do të rrjeshtohet me 5 lojtarë në prapavijë.
Kumbulla u shpreh i lumtur për mundësinë dhe do të dalë nga e marta në stërvitje me skuadrën e re.
Ai e njeh mirë La Liga-n pasi zhvilloi 35 ndeshje për Espanyol dhe shënoi 3 gola sezonin e kaluar.
Ironikisht golin e parë e shënoi në fitoren 2-1 ndaj Mallorca-s në fazën e parë të 2024-2025.
Pjesë e Romës nga sezoni 2020-2021 ai dështoi të bindte trainerin Gasperini ndaj nuk refuzoi kthimin në Spanjë ku për të ishin të interesuara Alaves, Sevilla dhe Espanyol.
Ndërsa në Serie A, ishte Cagliari që provoi ta vendoste nën kontratë.
Kumbulla luajti vetëm 53’ te Roma këtë prag sezoni (u ngrit nga stoli ndaj Kaiserslautern, Cannes dhe Lens).
Ndërsa nuk mori asnjë minutë ndaj Aston Villa-s dhe Everton.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



