Futboll

Kumbulla gjen golin europian, shënon në fitoren e Romës ndaj Real Sociedad

Gazeta Si – Marash Kumbulla vuri firmën e tij në fitoren 2-0 të Romës ndaj Real Sociedadit në Ligën e Europës. Mbrojtësi kuqezi shënoi golin e dytë për skuadrën e Mourinjos, pas një zhytjeje të bukur me kokë.

Kumbulla feston golin me Dibalan. Gazeta Si, 9 mars 2023

Kumbulla lëvizi bukur në zonë dhe gjeti momentin e duhur për të dërguar në rrjetë topin e krosuar nga Dibala nga këndi. Një gol me shumë peshë ky për vetë mbrojtësin shqiptar dhe për Romën, që hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit pas ndeshjes së parë.

https://www.ole.com.ar/futbol-internacional/resumen-victoria-roma-real-sociedad_3_6sL9D6oEp5.html

Mbrojtësi shkodran u aktivizua sapo nisi pjesa e dytë e ndeshjes në ‘Olimpico’ dhe bëri një paraqitje të mirë, jo vetëm për golin e shënuar. Goli i sotëm mund të ndikojë për shtimin e minutave për Kumbullën, që deri tani është preferuar shumë pak nga trajneri Mourinjo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë