Futboll

Kumbulla flet pas humbjes me Interin: Të jemi më skuadër në momentet negative!

Gazeta Si – Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares dhe Romës, luajti një pjesë loje ndaj Interit, ku skuadra e tij u eliminua nga Kupa e Italisë, pas humbjes 2-0. Pas ndeshjes, futbollisti kuqezi ka folur për atë që nuk shkoi mirë te skuadra e tij, duke theksuar se Roma duhet të tregohet më skuadër në momentet e vështira.

Për “Sky Sport”, Kumbulla u shpreh: “Sa peshoi goli i Xhekos? Mendoj se gabuam qasjen ndaj ndeshjes dhe për Interin rruga u bë një dishezë. E përmirësuam lojën më pas, por për ata ndeshja ishte më e lehtë pas 1-0.

Kumbulla ne ndeshjen ndaj Interit. Gazeta Si, 9 shkurt 2022

Mbrojtja e pasigurt? Nuk mendoj se është kështu. Sigurisht, duhet të përmirësohemi, por besoj se shokët e mi po japin gjithçka dhe jam krenar për ta. Nuk jemi në pozicionin që të themi se po bëjmë çdo gjë mirë, por i vlerësoj shokët. Mund të bëjmë më shumë. Duhet të jemi më konstantë gjatë ndeshjes. Ndoshta është një problem mentaliteti, në momentet negative mund të jemi më skuadër. Ndaj Xhenoas vuajtëm gjatë pjesës së parë, por nuk fituam jo vetëm për gabimet tona. Ishte një skuadër tjetër”.

Kumbulla pritej ta niste titullar ndeshjen e Kupës së Italisë, por Mourinjo vendosi të hidhte në fushë në fillim të pjesës së dytë, kur rezultati ishte 1-0. Mbrojtësi kuqezi u vlerësua me notën 6 për paraqitjen e bërë në ato 45 minuta. Kumbulla pret të ketë më shumë minuta në kampionat, por Mourinjo, pas komplimenteve të pak javëve më parë, sërish e ka ulur në stol futbollistin shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë