Futboll

Kumbulla dhe Berisha kthehen titullarë, Asllani mes më të mirëve tek Empoli

Gazeta Si – Marash Kumbulla është kthyer titullar te Roma pas disa ndeshjesh në stol. Mbrojtësi kuqezi luajti një ndeshje të plotë ndaj Bolonjës, ku skuadra e tij barazoi 0-0.

Trajneri Mourinjo preferoi të bënte shumë ndryshime në formacion, duke qenë se Roma do të luajë pas pak ditësh ndeshjen e kthimit me Leiçesterin në Ligën e Konferencës. Kumbulla këtë herë u pozicionua në qendër të mbrojtjes, duke marrë vendin e Smolling. Pas këtij barazimi, Roma mban vendin e 5-të në renditje, me të njëjtën kuotë pikësh me Lacion.

Asllani ne nje dyluftim gjate ndeshjes me Torinon. Gazeta Si, 1 maj 2022

Edhe këtë javë kishim një derbi shqiptarësh në Serinë A. Empoli u përball me Torinon, që fitoi me rezultatin 1-3, me një tregolësh të Belotit. Titullar tek Empoli luajti vetëm mesfushori Kristjan Asllani, i cili ishte edhe mes më të mirëve për Empolin. Bajrami dhe Ismajli nuk u aktivizuan asnjë minutë këtë herë.

Te Torino u kthye titullar portieri Etrit Berisha dhe duket se ishte me fat, sepse skuadra e tij fitoi në një transfertë të vështirë. Mërgim Vojvoda gjithashtu luajti nga minuta e parë për Torinon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë