Ka ndodhur

Kultivuan 182 fidanë kanabis në Fier, arrestohet gruaja. Në kërkim bashkëshorti i saj

Gazeta Si – Një 49-vjeçare është arrestuar në Fier, ndërsa bashkëshorti i saj është shpallur në kërkim, pasi kishin kultivuar në banesën e tyre bimë narkotike.

Policia tha se në banesën e shtetases P.Y., 49 vjeçe dhe shtetasit D.Y, 51 vjeç në Kreshpan, u gjetën 182 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të mbjellë në kubikë.

Gjithashtu, në banesën e këtyre shtetasve u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu që mbahej pa leje.

Policia thotë se po vijon puna për kapjen e kryefamiljarit. Ky i fundit rezulton me precedent të mëparshëm kriminal, pasi në 2018 është arrestuar me drogë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë