Ka ndodhur

Kultivonte kanabis në oborrin e banesës, pranga 54-vjeçarit në Mallakastër

Nga Gazeta Si – Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi kishte kultivuar kanabis në oborrin e banesës së tij.

Policia thotë se bëhet fjalë për Foti Çaçajn, banues në Hekal të Mallakastrës, ndërsa akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Në oborrin e banesës së 54-vjeçarit, policia gjeti të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë u gjetën edhe 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë