Ka ndodhur

Kultivonte kanabis mes pyjeve, arrestohet 36-vjeçari në Dibër

Gazeta Si - Një 36-vjeçar është vënë në pranga në Selitshtë të Dibrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i pastër”.

36-vjeçari, brenda një zone të pyllëzuar, kishte  kultivuar dhjetëra bimë kanabisi.

Procedohen penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryeplaku i fshatit Selishtë dhe specialisti i pyjeve në këtë fshat.

Bimët e kanabisit u asgjësuan me anë të djegies, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mjete të ndyshme pune që shërbenin në këtë aktivitet kriminal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë