Katër persona kanë rënë në pranganë Sarandë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për trafikim dhe kultivim të lëndëve narkotike.
Të arrestuarit janë, Dashnor Alushaj (i njohur me ermin Papi), Gramoz Breshanaj, 34 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë, Ermir Indrisllari, 30 vjeç dhe E.A., 19 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë.
Ndërkaq në kuadër të operacionit të koduar “Five”, është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A.A. 30 vjeç në fshatin Vrinë, Sarandë.
Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e fshatit Vrinë, Bashkia Konispol, Sarandë, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




