Ka ndodhur

Kultivonin kanabis në banesë, në pranga tre persona në Fier

Në Fier, tre persona kanë rënë në pranga me akuzën për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Policia thotë se u arrestuan në flagrancë shtetasit Eduart Yzeiraj, 37 vjeç (i shpallur në kërkim, me masë sigurie “Arrest në burg” të caktuar nga Gjykata për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”) dhe Xhulio Troka, 27 vjeç, të dy banues në Fier, pasi në një banesë të braktisur në fshatin Kreshpan, janë kapur duke kultivuar në kubikë fidanë kanabis sativa.

Po ashtu, policia ka vënë në pranga edhe shtetasin Gentian Yzeiraj, 21 vjeç banues në Kreshpan, për vepërn penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ky shtetas, në momentin që autorët janë pikasur nga policia, ka ndihmuar shtetasin Xhulio Troka të largohej nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë