Ka ndodhur

Kultivonin kanabis në Baldushk, 1 kg shitej 700 euro

Në zonat malore të fshatit Baldushk në Tiranë, 25-vjeçari N.S., dhe 39-vjeçari I.Sh., kultivonin bimë narkotike kanabis dhe pasi e përpunonin e shisnin tek persona të ndryshëm.

Të dyshuarit, sipas Policisë së Tiranës e shisnin 1 kilogram kanabis për 700 euro. N.S., është kapur në flagrancë, pasi në makinë iu gjet një sasi kanabisi prej 2.2 kilogramë.

Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij I.Sh., është shpallur në kërkim policor. Në banesën e tij policia gjeti një dorezë metalike, doreza plastike dhe maska. 

Policia shton se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë