Ka ndodhur

Kultivoi kanabis në afërsi të banesës, arrestohet 42-vjeçari në Thumanë

Gazeta Si – Një 42-vjeçar në Thumanë është arrestuar, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas asaj që raporton policia, gjatë kontrolleve në afërsi të banesës së 42-vjeçarit, është konstatuar një ambient i përshtatur për kultivim si dhe janë gjetur 248 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Ndërkohë një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë