Fëmijët ishin të parët që duhet të vdisnin nga uria në një kult të krishterë ogurzi në Kenia, sipas raporteve të fundit.
Investigimet e policisë tregojnë për një vetëvrasje masive ku 201 trupa janë zhvarrosur në zonën juglindore të vendit.
Një ish-udhëheqës i këtij kulti i tha New York Times se fëmijët vriteshin të parët, dhe urdhëroheshin që ata të liheshin në diell, të pangrënë, që të vdisnin më shpejt. Më pas vinin gratë dhe burrat, tregonte Titus Katana.
Katana që po ndihmon policinë me investigimin, e tha se fëmijët mbylleshin në kasolle pa ujë dhe ushqim për 5 ditë. “Më pas ata mblidheshin me batanije dhe varroseshin, edhe ata që merrnin ende frymë”, thotë ai.
Anëtarët e kultit besojnë se do e arrijnë më shpejt parajsën nëse vdesin nga uria. Autopsitë zyrtare nga ferma Shakahola tregojnë se trupat kanë shenja urie, mbytje dhe rrahje.
Më shumë se 600 njerëz pjesë e këtij kult të udhëhequr nga pastori Paul Mackenzie janë ende të humbur.
Pastor Mackenzie, që është nën duart e policisë tha se është larguar nga kisha 4 vite më parë. Por BBC raporton se shumë shërbesa të tij janë ende oline edhe pas kësaj date.
Në një intervistë me gazetën Kenias Daily Nation disa javë më parë, Pastor Mackenzie mohoi gjithashtu se i kishte detyruar ndjekësit e tij të vdisnin nga uria.
Por pastor Mackenzie predikoi kundër arsimit, duke thënë se ishte satanike, pasi mori një “lajm nga Zoti”, tha Katana për New York Times.
Duke shpjeguar arsyetimin e tij për largimin nga kulti, Katana, i cili gjithashtu po ndihmon në një hetim policor kundër pastorit, tha se mësimet e tij ishin bërë shumë “të çuditshme”.
Pastor Mackenzie inkurajoi gjithashtu nënat që të shmangin kërkimin e kujdesit mjekësor gjatë lindjes dhe të mos vaksinojnë fëmijët e tyre.
Pjesa më e madhe e predikimit të Pastor Mackenzie lidhet me përmbushjen e profecive biblike për Ditën e Gjykimit.
Përmbajtja në internet e kishës përmban gjithashtu postime për fundin e botës, dënimin e afërt dhe rreziqet e supozuara të shkencës.
Dhe ka paralajmërime të shpeshta për një forcë të gjithëfuqishme satanike që supozohet se ka infiltruar nivelet më të larta të pushtetit në mbarë botën./BBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



