Para

Kulla më e lartë e Moskës është një makinë parash e krimit kibernetik

Xhevahiri i kurorës së distriktit të biznesit të Moskës, një kullë xhami 97-katëshe e njohur ndryshe si Kulla e Federatës Lindore ose Vostok, është një “haraç” për ndikimin ekonomik dhe forcën kombëtare të Rusisë post-sovjetike.

Kompania e materialeve promovuese të ndërtesës, e cila aktualisht është numri 2 në Europë dhe është ndërtuar në vitin 2017, mburrej me stafin e saj me pagesa të lartë dhe mbrojtjen e supozuar kundër “raketave ose shpërthimeve”. Në këtë ndërtese,njësitë e banimit mund të blihen për 36 milionë dollarë.

Që nga viti 2018, ndërtesa ka qenë shtëpia e mbi një duzinë kompanish që kanë konvertuar kriptovalutat në para.

Kjo nuk është e paligjshme, por mund t’i lejojë kriminelët të bëjnë fitime të mëdha nga krimet digjitale. Nëse ata nuk janë të kujdesshëm, këto biznese mund të përdoren për të lehtësuar transaksionet e klientëve të tyre. Shumë njerëz e shohin këtë një vend fitimprurës të tregut.

 Ekspertët besojnë se të paktën katër kompani Vostok janë të lidhura me pastrimin e parave në tregun e ransomware,krimit kibernetik.

Sipas Departamentit të Thesarit të SHBA-së, kjo industri ka prodhuar 1.6 miliardë dollarë të ardhura nga pagesat e shpërblimit.

Burimi: Bloomberg/Përshtati Gazeta SI


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë