Rezultatet e dobëta dhe barazimi me Teutën, kanë bërë që Shpëtim Duro të mos jetë më trajner i Kukësit. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e skuadrës që njoftoi se ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të mungesës së rezultateve
“Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Klubi ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të mungesës së rezultateve. Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet! Pas 24 javësh kampionat, Kukësi renditet në vendin e dytë me 4 pikë larg kreut! Klubi falënderon Duron për gjithçka ka bërë te Kukësi dhe i uron suksese në të ardhmen!”.
Është reagimi i zyrtar i skuadrës së Kukësit për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Rezultatet e dobëta, por mbi të gjitha humbja ndaj Tiranës, që pothuajse e ka zbehur ëndrrën për titull kampion, ishte shkaku për largimin e Shpëtim Duro nga pankina e verilindorëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.