Luhen sot dy ndeshjet e fundit të javës së 9-të dhe të fundit të fazës së parë të kampionatit. Tirana ka krijuar një shkëputje prej 6 pikësh nga ndjekësi më i afërt, që është Kukësi, kundërshtari i sotëm.
Kjo ndeshje zhvillohet në Shkodër, në “Loro Boriçi”, për shkak të probleme me stadiumet që ka aktualisht futbolli shqiptar. Është një sfidë mjaft interesante, përplasen dy ekipe që deri tani kanë bërë më mirë dhe një mundësi për të hapur garën nga ana e Kukësit. Nëse fiton, afrohet 3 pikë, në të kundërt rivalët e Tiranës duhet të “zihen” për vendin e dytë.

Trajneri Longo dhe të tijtë, pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, do t’i përqendrojnë të gjitha energjitë në kampionat. Tirana në anën tjetër ka avantazhin e diferencës së pikëve që ka krijuar dhe ndoshta mund të kënaqet edhe me një barazim. Trajneri Orges Shehi ka humbur sulmuesin Xhixha për disa ndeshje, por nuk i mungojnë alternativat në stol.
Po sot luhet në “Elbasan Arena” ndeshja tjetër e javës së nëntë, Dinamo-Egnatia. Janë dy skuadrat që erdhën në Superiore nga Kategoria e Parë dhe bluve u duhet të fitojnë me çdo kusht për të përmirësuar pozitat në renditje.
Superiore, java e 9-të
Sot
Dinamo-Egnatia (16:45)
Kukësi-Tirana (19:45)
Të dielën
Teuta-Skënderbeu 1-1
Të shtunën
Partizani-Laçi 1-1
Vllaznia-Kastrioti 3-1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




