Ekonomi

Kukësi, qarku me PBB më të ulët për frymë

Të dhënat e INSTAT tregojnë se megjithëse është rritur Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në qarkun Kukës, ai mbetet rajoni më PBB më të ulët për frymë në vend.

Në vitin 2017, niveli i PBB-së për frymë në rajonin statistikor nivel 1 arriti në 540 mijë Lekë. Krahasuar me vitin 2016, PBB për frymë u rrit me 5,45 %.

Niveli më i lartë i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore në nivel 3, në vitin 2017, ishte në Qarkun Tiranë. PBB për frymë e këtij qarku ishte 38,3 % mbi mesataren e vendit. Më pas renditet Qarku Fier.

Niveli më i ulët i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore, në nivel 3, në vitin 2017, u vlerësua në Qarkun Kukës me rreth 327 mijë Lekë, duke shënuar një rritje me 3,2 %, krahasuar me vitin 2016. PBB për frymë e këtij qarku ishte 39,5 % nën mesataren e vendit. Më tej, me PBB-në për frymë më të ulët vijon Qarku Elbasan.

Tirana pasurohet, varfërohet Vlora dhe Korça

Tirana rezulton rajoni që ka kontribuuar më shumë në rritjen ekonomike të vendit. Kurse qarqet Vlorë dhe Korçë kanë shënuar rënie të ekonomisë.

INSTAT ka raportuar Prodhimi i Brendshëm Bruto gjatë 2017-ës është vlerësuar afërsisht 1.6 milionë Lekë duke shënuar një rritje në terma realë prej rreth 3,82 %, krahasuar me vitin 2016.

Kontributin më të madh në rritjen ekonomike, e ka dhënë Qarku Tiranë, pasuar nga Qarku Durrës dhe Qarku Fier.

Kontributin më të ulët në rritjen ekonomike e ka dhënë Qarku Vlorë, i pasuar nga Qarku Korçë dhe Qarku Lezhë.

Sipas rajoneve statistikore në nivel 3, rritjen më të lartë e shënoi Qarku Tiranë me një rritje në terma realë prej 8,54 %, i ndjekur nga Qarku Durrës dhe Qarku Berat.
Rritja ekonomike u ngadalësua në Qarkun Vlorë, duke shënuar një rënie në terma realë prej 3,26 % dhe në Qarkun Korçë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë