Futboll

Kukësi mposht Dinamon e i bashkohet Tiranës në krye (Video)

Dinamo e Kukësi luftuan deri në sekondën e fundit për pikët në ndeshjen e radhës të Abissnet Superiore, por në fund fare ishin verilindorët ata që u larguan me tri pikët në xhep.

Një gol i shënuar nga kroati Basa në minutën e 28 të takimit u dha fitoren kuksianëve në këtë transfertë të vështirë, me tri pikë që i ngjisin në kuotën e 14 pikëve po aq sa Tirana në krye të tabelës së klasifikimit.

Basa u nis në një pozicion të dyshimtë në aksionin e golit, por pas ndërhyrjes së VAR, gjyqtari kryesor i takimit e konfirmoi atë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë