Futboll

Kukësi me 7 lojtarë dhe 3 pjesëtarë stafi pozitivë, do shtyrjen e ndeshjes me Dinamon

Ekipi i Kukësit është bërë një vatër infeksioni e Covid-19. Sipas një njoftimi zyrtar të klubit, aktualisht janë 10 persona që kanë rezultuar pozitivë dhe 7 prej tyre janë futbollistë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Në këtë situatë, duke qenë 5 pidë para ndeshjes me Dinamon, klubi verior ka kërkuar me një shkresë zyrtare mirëkuptimin e FSHF-së për shtyrjen e kësaj ndeshjeje.

Kukesi ne stervitje. Gazeta Si, 10 janar 2022

“Pas kthimit të ekipit nga pushimet, klubi ka kryer 3 herë testime të Covid-19 dhe kanë rezultuar të prekur 7 futbollistë dhe 3 anëtarë të stafit teknik. Njëkohësisht, janë edhe disa futbollistë të dyshuar, duke qenë se jetojnë në një banesë me të prekurit dhe kanë kontakt të vazhdueshëm. Në kushte të tilla, të prekurit por edhe të dyshuarit, janë karantinuar në banesat e tyre, duke shmangur kontaktin me pjesën tjetër.

Sipas kalendarit, skuadra do të zhvillojë të shtunën e datës 15/01/2022 ndeshjen ndaj Dinamos, por në kushte të tilla nuk mund të flitet për një ndeshje normale. Klubi ka kërkuar në rrugë zyrtare në FSHF shtyrjen e ndeshjes ndaj Dinamos, duke qenë se organika e ekipit është e cunguar por njëkohësisht rrezikohet shëndeti i skuadrës sonë dhe asaj kundërshtare”, – shkruhet në njoftimin e Kukësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë