Me sfidën Kukësi-Kastrioti, e planifikuar për sot në orën 13:45, do të mbyllet edhe gjysma e parë e sezonit në Kategorinë Superiore, që deri tani është luajtur me një intensitet të pazakontë, kjo për shkak të vonesës që solli pandemia e protesta e Ligës Profesioniste.
Mbyllja për dy javë e stadiumit “Elbasan Arena” dhe vijimi i punimeve në “Zeqir Imeri”, bën që kjo sfidë do të luhet në stadiumin ”Loro Boriçi”. Kukësi ka treguar se e ka kaluar periudhën e vështirë dhe ka nisur ngjitjen, ndërsa Kastrioti e kë bërë të ditur tashmë se është skuadër shumë e vështirë. Para disa ditësh në të njëjtin stadium i mori barazim Vllaznisë.
Kukësi ka grumbulluar 26 pikë dhe me një fitore sot, do të shkonte 8 pikë larg kreut, çka do t’i hapte oreksin për të menduar sërish për titullin kampion.
Nga ana tjetër Kastrioti ka grumbulluar 21 pikë dhe pozicionohet në një zonë të qetë të renditjes, shumë larg zonës së ftohtë, megjithatë për mbijetesën çdo pikë është e vlefshme, ndaj një barazim në një transfertë të vështirë si kjo, do të merrte vlerat e fitores.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.