Gazeta Si – Kukësi nuk është më në gjendje të fitojë as në fushën e tij. Ndryshimi i trajnerëve nuk ka bërë punë, skuadra veriore mbetet e fundit në tabelën e renditjes dhe pas humbjes së sotme 0-2 me Erzenin shanset e rënies nga kategoria shtohen.
Shijakasit vazhdojnë të habisin. Skuadra e drejtuar nga trajneri Xhevahir Kapllani goditi sot edhe në Kukës, duke shkuar në kuotën e 26 pikëve, vetëm 2 pikë larg vendit të tretë, që do të thotë se Kupat e Europës janë një objektiv plotësisht i arritshëm.

Brazilianët Alan dhe Nonato janë autorët e dy golave të Erzenit në fushën e Kukësit. Goli i dytë u konfirmua nga VAR-i, pasi topi e kishte kaluar vijën fatale, por gjyqtari hezitoi të akordonte golin.
Nëse vazhdon me këtë ritëm, Erzeni do të shkojë në Europë në verë, kurse te Kukësi gjithçka po shkon keq e më keq. Janë ende shumë ndeshje, por skuadra veriore duket krejtësisht e pafuqishme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




