Futboll

Kukësi del nga zona e rënies, Laçi bën ‘vetvrasje’ në shtëpi ndaj Egnatias

Gazeta Si – Kukësi vazhdon ngjitjen në tabelën e renditjes. Me fitoren 1-0 që arriti sot ndaj Kastriotit, skuadra e drejtuar nga trajneri Rrahman Hallaçi ka dalë nga zona e rënies nga kategoria, duke u ngjitur në vend të tetë.

Kroati Edi Basha vendosi ndeshjen me një gol të shënuar në pjesën e dytë, duke i dhënë tri pikë të çmuara skuadrës veriore. Krutanët janë në krizë të plotë dhe me humbjet e pësuara në 2023-shin kanë zbritur në vend të fundit.

Para ndeshjes Kukesi-Kastrioti. Gazeta Si, 11 shkurt 2023

Një gol i vetëm vendosi edhe ndeshjen mes Laçit dhe Egnatias, ku kurbinasit kanë bërë ‘vetvrasje’, duke u mundur në fushën e tyte nga një rival direkt. Paulauskas realizoi golin e fitores për rrogozhinasit, të cilët e kanë parakaluar Laçin në klasifikim dhe tashmë mbajnë vendin e 4-t.

Ishte një sfidë për zonën europiane dhe nuk pritej që Laçi të gabonte në shtëpi, aq më tepër që vinte nga fitorja e bujshme ndaj Partizanit në kryeqytet. Trajneri Mezani tha pas ndeshjes se të tijtë nuk bënë asgjë siç duhej.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë