Ka ndodhur

Kukës, kushërinjtë dhunojnë me shkop bejsbolli një person dhe tentojnë ta vrasin

Gazeta Si – Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në dhunë në qytetin e Kukësit mes disa personave, ku njëri prej tyre u dhunua me shkop bejsbolli dhe më pas u tentua të vritej.

Sipas informacionit paraprak, Ç.M. dhe E.M., kushërinj me njëri-tjetrin, dyshohet se së bashku me tre të tjerë, janë përfshirë në një konflikt në ambientet e një lokali.

Gjatë përplasjes, ata kanë goditur me shkop bejsbolli S.I., dhe kanë tentuar ta vrasin me armë zjarri.

Si pasojë e dhunës, S.I., ka pësuar dëmtime nga goditjet dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nga të shtënat me armë zjarri nuk raportohet për persona të lënduar.

Sa i përket autorëve të dyshuar, ata mundën të largohen nga vendi i ngjarjes dhe policia është vënë në ndjekje të tyre. Shkaqet e ngjarjes momentalisht nuk dihen; policia thotë se ajo ndodhi për motive të dobëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë