Ka ndodhur

Kukës, kryefamiljari kërcënon gruan dhe fëmijët me automatik gjatë një konflikti

Gazeta Si - Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në një familje në fshatin Pistë të Kukësit. Policia thotë se 40-vjeçari me iniciale B.F., është arrestuar në flagrancë, pasi gjatë një konflikti në familje ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me automatik bashkëshorten dhe fëmijët.

Gjatë kontrollit në banesën në pronësi të 40-vjeçarit B.F., shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 karikator me fishekë, 9 kapsolla detonatore dhe 3 metër fitil zjarrpërcjellës.

40-vjeçari është me precedent të mëparshëm kriminal, për dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë