Një 31-vjeçar në Kukës është ndaluar nga policia, pasi akuzohet se shpërndante drogë gjatë kohës që ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, kanabis, 3 aparate celulare, 1 automjet tip “BMW”, 3380 euro dhe një sasi lekësh.
Policia thotë se vijon operacioni për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në organizimin e kësaj veprimtarie kriminale. Ndërkohë materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




