Ka ndodhur

Kukës, 75-vjeçari plagos aksidentalisht me çifte djalin e mitur të fqinjit

Gazeta Si – Një fëmijë 6-vjeçar është plagosur me armë zjarri paraditen e kësaj të shtune në fshatin Kodër Lumë të Kukësit nga fqinji i tij 75-vjeçar me iniciale H.D. Policia thotë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht.

6-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, 75-vjeçarin H.D., për kryerjen e veprimeve procedurale.

Arma e gjahut çifte është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë