Ne rrjet

Kujtimet e ish-kancelares Angela Merkel në librin e saj: Ndalova Ukrainën të anëtarësohet në NATO

Gazeta Si- Angela Merkel u përpoq të frenonte afrimin e Kievit për anëtarësimin e hershëm të Ukrainës në NATO gjatë qëndrimit të saj si kancelare, nga frika e raprezaljeve të mundshme ushtarake ruse.

Vetë Merkel e shkruan këtë në librin e saj “Liria. Kujtime 1954-2021”, i cili do të dalin të martën e ardhshme në shitje për publikun dhe nga të cili “Die Zeit” ka prezantuar disa ekstrakte.

Episodi i referohet vitit 2008. "Unë besoja, - shkruan Merkel, - se ishte iluzion të imagjinohej se statusi i kandidatit për hyrje në NATO mund të përbënte mbrojtje nga agresioni i Putinit dhe se ky status do të vepronte në një masë të tillë si një pengesë për të lejuar Putinin të reagonte”.

“Fakti që Gjeorgjia dhe Ukraina”, vazhdon ish-kancelarja e Gjermanisë, “nuk morën statusin e kandidatëve për hyrje në NATO ishte një “jo” për shpresat e tyre. Fakti që NATO u ofroi atyre perspektivën e një angazhimi të përgjithshëm për anëtarësim, për Putinin ishte një ‘po’ për anëtarësimin në NATO për të dy vendet, një deklaratë lufte”.

Domethënëse ka qenë një shkëmbim bisede me Vladimir Putin, një lider të cilin Merkel e ka takuar prej vitesh.

Presidenti rus i tha asaj: “Nuk do të mbetesh përgjithmonë kancelare dhe pastaj ato (Ukraina dhe Gjeorgjia) do të bëhen anëtarë të NATO-s. Dhe unë dua ta parandaloj".

Përgjigja e Merkelit, e raportuar në libër, është e mprehtë: "Dhe unë mendova: as ti nuk do të jesh president përgjithmonë".

Në kujtimet e saj, Merkel ka edhe një episod në lidhje me Donald Trump. Merkel kujton se i kërkoi Papa Françeskut këshilla se si të sillej me të: “Pa përmendur emra, e pyeta se si do të merrej me opinione thelbësisht të ndryshme në një grup personalitetesh të rëndësishëm. Ai më kuptoi menjëherë dhe m'u përgjigj drejtpërdrejt: 'Përkuluni, përkuluni, përkuluni, por, sigurohuni që të mos thyheni. Më pëlqente ai imazh”, shkruan ish-kancelarja, duke iu referuar Atit të Shenjtë.

Merkel thotë gjithashtu se gjatë takimit të saj të parë me presidentin e atëhershëm të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara në vitin 2017, ai e pyeti për marrëdhënien e saj me Putinin në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë: “Ai ishte qartësisht shumë i magjepsur nga presidenti rus. Në vitet që pasuan, pata përshtypjen se politikanët me tipare autokratike dhe diktatoriale e magjepsnin”, - vijon Merkel, duke iu referuar qëndrimit të presidentit të zgjedhur amerikan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë