Politike

Kujt i drejtohet mesazhi?  Yuri Kim: Po frikësohen gjyqtarë e prokurorë, s’ka kthim pas (çështjet pezull)

Në një ditë ku pak ngjarje po zhvilloheshin nga sistemi i drejtësisë, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim lëshoi një mesazh të beftë në Twitter.

“Ne jemi të vetëdijshëm për më shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve, me fjalë të tjera, për t’i tërhequr në të kaluarën.

Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet.

Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. 

Duhet të ecë përpara, jo mbrapa, madje as të qëndrojë në vend.  Po i kushtojme vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi…”, shkruan ambasadorja amerikane.

Nuk dihet se cilit rast i referohet konkretisht mesazhi i ambasadores por dihet që me 3 nëntor është vendimi i parë në Apel (edhe pse për një cështje teknike) por që i hap rrugë vulës së PD  apo edhe hetimi që po ndjek SPAK për ish-kompleksin Partizani padi të depozituara nga Taulant Balla për familjen Berisha. Paralelisht ka disa zëra jo zyrtarë që qarkullojnë prej ditësh për arrestime të reja me kërkesë të SPAK për cështjen e inceneratorëve. Se kujt i referohet ajo konkretisht, zhvillimet në vijim sa duket nuk do të vonojnë…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë