Të kesh fëmijë është e shtrenjtë, pavarësisht se ku jetoni në botë. Por, ndërsa Amerika e gjen veten në mes të shkallës së kostos, Kina është bërë një nga vendet më të shtrenjta për të rritur fëmijë.
Koreja e Jugut kryeson listën e vendeve më të shtrenjta për të rritur një fëmijë nga lindja deri në moshën 18 vjeç, e matur si përqindje e produktit të brendshëm bruto për frymë, sipas hulumtimit nga Jefferies (JEF) (kompani amerikane e shërbimeve financiare), e cila përdori të dhëna nga Instituti i Kërkimit te Popullsisë Yuwa. GDP është matja më e gjerë e aktivitetit ekonomik të një vendi.
Kina vjen e dyta, e ndjekur nga Italia. Shtetet e Bashkuara janë të vendosura në mes të 14 vendeve më të shtrenjta, midis Gjermanisë dhe Japonisë.
Megjithatë, për sa i përket shumës absolute të parave të shpenzuara, Kina është një nga vendet më të lira për të pasur fëmijë. Por gjithçka është relative: “Nëse më pas i rregullojmë ato të dhëna me përqindjen e të ardhurave mesatare të disponueshme, Kina bëhet vendi më i shtrenjtë për të rritur fëmijë”, thanë studiuesit e Jefferies.
Çfarë e bën kaq të kushtueshme rritjen e fëmijëve në Lindjen e Largët?
Një pjesë e madhe e saj është kostoja e arsimit dhe kostoja dhe disponueshmëria e kujdesit kur fëmija është në vitet e tij të para. Shërbimet parashkollore në Kinë kanë qenë kryesisht private deri vonë, sipas Jefferies.
Duhen më shumë se 75,000 dollarë për të rritur një fëmijë deri në moshën 18 vjeç në Kinë, dhe 22,000 dollarë të tjera për ta kaluar atë në universitet.
Ndonëse kjo tingëllon si shkollimi shumë më i lirë sesa mund të përballen studentët në Shtetet e Bashkuara, ka një ndryshim kryesor: “Në shumë vende të tjera perëndimore, një kredi studentore e dhënë nga shteti është më e zakonshme dhe barra hiqet nga prindërit dhe transferohet te vetë fëmijët”, thanë analistët e Jefferies.
Në Amerikë, për shembull, 55% e studentëve universitarë u diplomuan me borxhe në vitin akademik 2019-2020, sipas të dhënave nga Bordi i Kolegjit.
Ligjvënësit kanë shumë opsione për të ulur koston e lindjes së fëmijëve, duke përfshirë subvencionimin e kujdesit ndaj fëmijëve për të kufizuar hendekun midis njerëzve në klasa të ndryshme të të ardhurave.
Pekini tashmë po ndërhyn për ta bërë më të arritshëm mësimin pas shkollës. Tjetra në listë mund të jetë kostoja e çerdhes dhe kopshtit, mendojnë analistët e Jefferies.
Qeveria e Kinës njoftoi në planin e saj aktual pesë-vjeçar se synon të rrisë numrin e vendeve të çerdheve për fëmijët nën moshën tre vjeç në 4.5 për 1000 njerëz deri në vitin 2025, dy herë mw shumw se shuma aktuale prej 1.8 për 1000. Për momentin, ka 42 milionë fëmijë kinezë nën moshën tre vjeç. Prindërit e një të tretës së tyre duan që ata të shkojnë në çerdhe, por vetëm 5.5% mund ta bëjnë këtë, zbuloi raporti Jefferies.
Më shumë pasuri është e barabartë me më pak fëmijë
Normat e lindjeve në vendet më të pasura priren të jenë më të ulëta se në vendet në zhvillim. Ky njihet si një “paradoks demografik-ekonomik” që do të thotë se ata me më shumë tw ardhura zgjedhin të kenë më pak fëmijë sesa njerëzit me të ardhura më të ulëta.
“Ndërsa Kina zhvillohet ekonomikisht, është shumë e mundur që ajo të bjerë në paradoksin demografik-ekonomik ashtu si shumë vende të tjera të zhvilluara, dhe shkalla e lindjeve mund të bjerë në një nivel më të ulët se sa prisnin shumë njerwz”, thanë analistët e Jefferies.
Edhe tani, çiftet kineze hezitojnë të kenë më shumë se një fëmijë për shkak të kostos së lartë të rritjes së tyre. Ndërsa çiftet në vendet perëndimore duket se duan dy deri në tre fëmijë. Për më tepër, numri i martesave po bie gjithashtu. Por në kulturat aziatike, të kesh fëmijë jashtë martese është shumë më e pazakontë në krahasim me Perëndimin.
Tendencat demografike si normat e lindjeve ndikojnë në bizneset dhe ekonominë e një vendi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



