Sociale

Kufizimi i lëvizjes, sot rikthehet nga ora 22:00-06:00


Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë sot rikthehet kufizimi në fashën  orare nga ora 22:00 deri në orën 6:00.
“Prej datës 5 Janar kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00”, tha Manastirliu, para Vitit të Ri.
Duke kërkuar dhe rekomanduar për të gjithë qytetarët të shmangin udhëtimet jo thelbësore si dhe aktivitetet jo thelbësore, Ministrja e Shëndetësisë apeloi për kujdes gjatë festave dhe të festohet vetëm me familjen e vogël.
Ndërkaq përgjatë tre ditëve të fundit është konatatuar një ulje e ndjeshme e rasteve pozitive, por edhe të personave që kanë ndërruar jetën.
Gjithashtu, sipas njoftimit të ministrisë edhe gjendja në spitale, konsiderohet e qëndrueshme.
Përgjatë këtij muaji pritet që të nisin vakainimet e para , duke nisur nga mjekët dhe infermierët në spitalet Covid e më pas në spitalet e tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë