Kosova

Kufizime dhe orë policore, masat që pritet të merren në Kosovë pas rritjes së infeksioneve

Numri i madh i rasteve dhe i viktimave si pasojë e Covid-19 ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të shqyrtojë miratimin e masave më të ashpra kundër përhapjes së virusit.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Hotelierisë dhe Turizmit, e cila të premten ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në kuadër të masave të reja është planifikuar edhe rikthimi i orës policore. Këto masa do të zgjasin nga 1 deri më 13 shtator.

Sipas Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, këto janë disa nga masat që do të merren:

  • Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;
  • Restorantet do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës
  • Në qendrat tregtare restorantet nuk do të lejohen fare
  • Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe biznese të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura
  • Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona;
  • Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë