Ka ndodhur

Acari dhe Covid-19 mbyllin disa ambasada shqiptare nëpër Europë

Për shkak të motit të keq dhe pandemisë së Covid 19, në dia nga përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Europë, do të ketë ndërprerje të punës, si në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, bën me dije se do të ketë kufizime dhe ndërprerje pune në disa zyra diplomatike shqiptare që vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.

Në rast emergjencash, ministria ka vënë në dispozicion numrat përkatës që do u vijnë në ndihmë shqiptarëve në këto vende.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Në raste emergjencash, mund të kontaktohet në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:

Stamboll: +905459461456

Ankara: +905449622617

Mynih: +4915237913997

Romë: +393420498192

Athinë: +306941658183


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë