Sociale

Kuçovë, ndërron jetë në spital i riu që u rrëzua nga soleta si pasojë e stuhisë

Gazeta Si - Moti i keq që ka përfshirë vendin me stuhi të forta dhe reshje shiu, që prej paditës së të enjtes, ka shënuar viktimën e parë.

Një djalë 26-vjeç,i cili ishte duke punuar për montimin e një paneli diellor në shtëpinë e një të afërmi të tij, ka rënë nga lartësia si pasojë e erës së fortë.

Rrëzimi nga një lartësi rreth 3 metër i ka shkaktuar të riut nga fshati Tapi në  e Kuçovë fraktura dhe shembje në të gjithë trupin.

M.V., është gjetur pa ndjenja në tokë dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat. Pasi mori ndihmën mjekësore dhe iu nënshtrua operacionit, 26-vjeçari ka ndërruar jetë ëtë të premte në spital.

Një tjetër incident ndodhi edhe në afërsi të Spitalit të Kuçovës. Si pasojë e stuhisë së fortë, një depozitë uji është shkëputur nga çatia dhe ka rënë sipër një vajze 17-vjeçare, që ishte duke kaluar në rrugë.

Ereja me inicialet S.K., është ngritur nga kalimtarët e rastit dhe është dërguar në spital.  Ajo ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit, ku është nën kujdesin e mjekëve. Edhe pse ka pësuar fraktura të shumta, është jashtë rrezikut për jetën.

Një ditë më parë, stuhia e fuqishme ka shkaktuar dëme në disa zona të Vlorës, ku në Pyllin e Sodës pemët janë shkëputur nga vendi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë