Një burrë në Kuçovë ka hipur në një platformë metalike të pusit të naftës, duke pretenduar se do të hidhet, pasi nuk është sistemuar me punë nga Bashkia.
58-vjeçari me iniciale N.T., banues në lagjen “11 janari” në Kuçovë, kërkon vëëmendjen e autoriteteve lokale, pasi është I papunë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, si dhe punonjësit e Bashkisë Kuçovë, të cilët po negociojnë me 58-vjeçarin me qëllim zbritjen e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




