Është përcaktuar në Zyrih të Zvicrës edhe shorti i kualifikueseve të Kampionatit Botëror 2022, në Katar. Shqipëria pas hedhjes së shortit është pozicionuar në grupin I, ku kundërshtarë të saj janë Anglia, Polonia, Hungaria, Andorra dhe San Marino. Ndërsa Kosova është pozicionuar në grupin B, së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Fushata eliminatore do të nisë më 24 mars të vitit të ardhshëm dhe do të mbyllet më 16 nëntor, duke e ngjeshur jo pak kalendarin, teksa përpara kemi edhe Kampionatin Europian. Dhjetë ekipet e renditura në vendet e para në grupe sigurojnë direkt kualifikimin në Kupën e Botës 2020 që zhvillohet në Katar, ndërsa vendet e dyta shkojnë në play-off. Me to bashkohen edhe dy ekipet e renditura më mirë në Nations League, për të luftuar për tre vende të tjera në Botëror. Botërori në Katar, i pari që do të luhet në dimër, do të zhvillohet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor të vitit 2022.

Grupi A: Portugali, Serbi, Republika e Irlandës, Luksemburg, Azerbajxhan.
Grupi B: Spanjë, Suedi, Greqi, Gjeorgji, Kosovë.
Grupi C: Itali, Zvicër, Irlanda e Veriut, Bullgari, Lituani.
Grupi D: Francë, Ukrainë, Finlandë, Bosnje, Kazakistan.
Grupi E: Belgjikë, Uells, Republika Çeke, Bjellorusi, Estoni.
Grupi F: Danimarkë, Austri, Skoci, Izrael, Ishujt Faroe, Moldavi.
Grupi G: Holandë, Turqi, Norvegji, Mali i Zi, Letoni, Gjibraltar.
Grupi H: Kroaci, Sllovaki, Rusi, Slloveni, Qipro, Maltë.
Grupi I: Angli, Poloni, Hungari, Shqipëri, Andorrë, San Marino.
Grupi J: Gjermani, Rumani, Islandë, Maqedoni e Veriut, Armeni, Lihtenshtejn.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




