Gazeta Si – Në një intervistë të fundit për shypin brazilian, konkretisht për ‘OGOL’, trajneri Silvinjo ka folur për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024 si vendi i parë në grupin e saj. Ai ka veçuar mes të tjerash ndikimin e teknologjisë dhe databazës, prej së cilës u zbulua edhe Jasir Asani.
“Sekreti është tek interpretimi i të dhënave. Teknologjia na ndihmon shumë ne që punojmë në futboll dhe duhet të jemi të përgatitur për të interpretuar të dhënat. Gjërat janë bërë më të thjeshta, nga vjen dikush, si vjen, kush është kundërshtari e me radhë. Filtrojmë të dhënat dhe pastaj nisim punën në fushë.
Janë dy punë të ndryshme. Futbolli është i njëjtë, por menaxhimi është i ndryshëm. Imagjinoni të keni një ndeshje shumë të përgatitur në detaje dhe të duhet të presësh edhe një muaj për të nisur punën me futbollistët. Kështu duhet të kërkoni mënyra të tjera të për të menaxhuar situatën dhe të futeni në më shumë detaje.
Është e vërtetë që në një klub ke imazhe të asaj çfarë dëshiron, stërvitjes dhe gabimeve në stërvitje, më pas ndeshja ku lojtari bëri apo jo gabime. Procesi në një klub është më i shkurtër, ndërsa në kombëtare gjithmonë thua: ‘Nuk kam kohë’. E vetmja mënyrë është të punosh më shumë me videoanalizë”, – është shprehur Silvinjo.
“Të paktën gjysma e lojtarëve i nënshtrohet një procesi kontrolli nëpërmjet videove. Duhet të jesh shumë i saktë dhe të kuptosh se çfarë thuhet: ‘E di që skuadra jote luan në këtë mënyrë, trajneri juaj ju kërkon këto gjëra’.
Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të shmangur gabimet. Ne tregojmë kujdes që të mos hyjmë në metodologjinë e punëve të tjera. Futbollisti duhet të kuptojë që ju e dini se çfarë ndodh me të në anën tjetër. Është punë e vështirë, por kjo është mënyra se si e gjen veten në një ekip kombëtar”, – theksoi më tej trajneri Silvinjo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.