Ne rrjet

Ku u zhduk shefi i Wagnerit, Prigozhin? Hipoteza e Afrikës dhe llogaritë ‘offshore’

Në zyrën e Shën Petersburgut u zbuluan 43 milionë euro, shufra ari dhe “pluhur të bardhë”. Dhe në mesin e ndjekësve të tij, tani ka nga ata që distancohen

Gazeta Si – I buzëqeshur, në një mjet ushtarak ndërsa largohet nga Rostov-on-Don, i vlerësuar nga turma, pasi sfidoi Carin.

Pastaj heshtje. Ende nuk është shkruar e ardhmja e Evghenij Prigozhin. Një hero i popullit që ëndërronte të zinte vendin e presidentit rus, i cili ka mbi 20 vjet në pushtet? Një burrë i fortë, që Vladimir Putin e përdori për të përzier letrat dhe për të qëndruar në pushtet?

Një tradhtar që i ka orët e numëruara? Duke rilexuar “Princin” e Makiavelit dhe duke rimenduar marrëdhëniet e Katerinës së Madhe me Kozakët, njeriu mendon se një sundimtar vështirë se mund t’i besojë një mercenari.

Sidomos në epokën e Telegramit. Por gjetja e përgjigjeve në mjegull që qëndron mbi Kremlin është e vështirë.

Marrëveshja për kalimin e Prigozhin në Bjellorusi, të paktën zyrtarisht, u ndërmjetësua nga presidenti Aleksandr Lukashenko dhe u motivua nga nevoja për të shmangur një përplasje të përgjakshme në kryeqytet, e cila mund ta kishte zhytur Rusinë në luftë civile.

Por nëse detajet e marrëveshjes nuk dihen – nuk dihet nëse Prigozhin do të lejohet të lëvizë nëpër vend apo të largohet, ashtu siç nuk është i qartë fati i armikut të tij kryesor, ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu – siç tregojnë edhe imazhet, ai adhurohet nga fansat që e ndjekin për një selfie gjatë largimit nga Rostov,

Duke e shndërruar betejën e Bakhmutit në një luftë personale kundër korrupsionit të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Mbrojtjes Ruse, të akuzuar për dërgimin e të rinjve drejt vdekjes pa pajisje dhe me armë të pamjaftueshme, kasapi është bërë kampion i sheshit të mbyllur nga Kremlini.

Faqet dhe kanalet e telegramit

Në rrjet, në adresën p2024.site ka madje një faqe për të emëruar Prigozhin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2024, e cila e paraqet atë si një alternativë ndaj elitave të korruptuara.

Prandaj nuk duket e lehtë të zhduket nga qarkullimi apo të helmohej, fat që shumë vëzhgues dhe analistë e hipotezojnë për të.

Por pastaj ka nga ata si Ilya Ponomarev, një biznesmen dhe ish-deputet i Dumës ruse, që jeton në mërgim në Ukrainë që nga viti 2016 dhe një nga themeluesit e Legjionit për Lirinë e Rusisë, të cilët nuk besojnë në konfliktin Prigozhin-Putin, që gjithmonë kanë qenë të lidhur së bashku.

Përpjekja për grusht shteti do të ishte “një dramë” që i lejon udhëheqësit të Ëagner të largohet nga moçali ukrainas dhe të kalojë në skenarë të tjerë.

Sipas vëzhguesve që mbështesin këtë teori, destinacioni më i mundshëm i shefit të kuzhinës, do të mbetej Afrika, në veçanti Mali ose Republika e Afrikës Qendrore, ku Ëagner ka një prani të fortë, interesa dhe kontrata të mëdha.

Dhe në këtë kuptim, nuk duhet harruar sesi, sipas rrjedhjeve të shpërndara në “Discord”, Prigozhin në Afrikë, në të kaluarën kishte kontakte me inteligjencën ukrainase për t’u marrë me fatin e Bakhmutit.

Llogaritë “offshore” dhe shufra ari

Sidoqoftë, fati i Prigozhin mbetet i lidhur me disponueshmërinë e parave dhe armëve. Edhe pse ai nuk është pronar i Wagner, ai është i lidhur me një sërë kompanish dhe llogarish “offshore”, që deri më tani i kanë garantuar atij dhe familjes së tij të grumbullojnë një pasuri kolosale.

Sipas edicionit të Shën Petersburgut të medias ruse “Fontanka”, shuma të mëdha parash u gjetën në zyrën e tij në Shën Petersburg në hotelin Trezzini – do të ishin katër miliardë rubla, rreth 43 milionë euro, si dhe një pasaportë false dhe pllaka të “pluhurit të bardhë”.

Më tej, në këto orë, sipas “Wall Street Journal”, Shtetet e Bashkuara kanë shtyrë sanksionet e reja të parashikuara për të kufizuar aktivitetet e Wagner në Afrikë, me motivacionin për të shmangur “favorizimin e Putinit pas konfrontimit të hapur me Prighozhin”.

Sipas marrëveshjes së “ndërmjetësuar” nga Lukashenko, akuzat e Prigozhin për organizimin e një kryengritjeje të armatosur do të hiqen, për të cilën ai do të rrezikonte deri në 20 vjet burg dhe luftëtarët e Wagnerit që morën pjesë në revoltë nuk do të ndiqen penalisht.

Një falje e plotë, nëse merret parasysh se jo më pak se 20 ushtarë nga Moska mund të jenë vrarë nga Wagner dhe se revolta u drejtua nga Dmitry Utkin, një admirues i Hitlerit, i konsideruar si udhëheqësi i vërtetë ushtarak i milicisë, i cili mbeti në hije gjatë luftës në Ukrainë dhe njeriu kyç i operacioneve në Siri.

Kontrata

Megjithatë, mbetet për t’u kuptuar nëse njerëzit e “Orkestrës” – edhe ata që nuk morën pjesë në marshimin drejt Moskës – do të pranojnë të kalojnë nën mbrojtjen, çështje për të cilën Prigozhin ishte përplasur me Shtabin e Përgjithshëm, duke refuzuar të nënshkruante kontratën, e cila nga korriku i parë i vendos milicitë nën kontrollin e Kremlinit.

Të shtunën, përveç tërheqjes nga rebelimit në Moskë, kuzhinieri i Putinit urdhëroi trupat e tij të ktheheshin në bazat në Ukrainë, megjithëse disa analistë ushtarakë spekulojnë mbi mundësinë që njerëzit e Wagnerit, nga Bjellorusia mund të nisnin një sulm të ri kundër Kievit, në momentin që nuk ka lajme për lëvizje trupash. Ndërkohë, ndër kanalet më të njohura Telegram, AP, Wagner ndryshoi emrin të shtunën.

Pavarësisht se kanë humbur mijëra abonentë në orët e fundit, më shumë se 200,000 ndjekësit e mbetur e dënuan Prigozhin, duke e akuzuar atë se e shkatërroi Wagnerin “me duart e veta” dhe se ishte një “tullac budalla” që lavdëronte Utkinin. Dhe mijëra kanë postuar një ikonë, atë të kllounit.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë