Zhoze Mourinjo, si gjithmonë i drejtpërdrejtë, ka kritika për penalltitë e Anglisë në finalen e Euro 2020, sidomos për vendimin që i fundit të gjuante Bukajo Saka. "Mendoj se është shumë për një djalosh 19-vjeçar të mbajë nbi shpatulla atë peshë në një moment të tillë, - tha portugezi për “Talk Radio”. – Mëgjithatë, nuk e di, duhet t’ia bëj këtë pyetje trajnerit Southgejt, sepse shpesh ndodh që lojtarët që duhet të jenë aty, nuk janë, u shmangen përgjegjësive”.
Sipas Mourinjos, është një "Mister X" që ka preferuar të mos gjuante penallti. "Mos më thoni kush, sepse nuk ua them, por më kanë thënë se një lojtar duhej të gjuante dhe refuzoi. Ndonjëherë ndodhin këto gjëra, por personat e ndershëm si Southgejt nuk i shesin lojtarët. Ku ishte Rahim Sterling? Ku ishte Xhon Stons? Ku ishte Luk Shou? Pse Xhordan Henderson dhe Kajli Uollker nuk qëndruan në fushë? Për Saka, të mbajë fatet e një kombi, është shumë. I shkreti, më vjen shumë keq për të".
Në fakt, nga mediet angleze bëhet me dije se zgjedhja e lojtarëve që do të gjuanin është bërë ekskluzivisht nga Southgejt. Dhe këtë e konfirmon edhe Xhek Grealish, i cili ka reaguar pas deklaratave të Roi Kin (ky i fundit, në një linjë me Mourinjon, tha se nëse je Sterling apo Grealish, nuk mund të rrish ulur dhe të lësh të gjuajë një djalosh). Grealish ka thënë se donte të gjuante, por vendimet i mori trajneri".
Nëse vërtet vendimet i ka marrë trajneri Southgejt, atëherë ka gabuar ai, veçanërisht në rastin e Saka, por nëse vërtetohet ajo që dyshojnë Mourinjo dhe Kin, atëherë do të ishte shumë e rëndë për lojtarë si Kin, Shou apo ndonjë tjetër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.