Në mes të shkurtit, disa nga investitorët dhe biznesmenët më të fuqishëm të Ëall Street, që kontrollojnë miliarda e triliarda asete – u mblodhën si një tufë adoleshentësh që po shikonin një koncert roku.
Performuesi ishte Donald Trump. Të gjithë u gëzuan kur ai u ngjit në skenë.
“Nëse doni një të ardhme më të mirë, shtyni limitet dhe transformoni industritë. Nuk ka vend më të mirë në botë se sa Amerika nën drejtimin e Trump”, tha presidenti i ri.
Tregjet financiare e pritën mirë. Më në fund po dilte “shpirti i luanit” që investitorit e mbanin nga brenda prej 4 vitesh, për shkak të kufizimeve të administratës së Biden. Pak u shqetësuan për detajet e parëndësishme si kërcënimi i tarifave. “Askush nuk foli për recesion. Ky është sinjal i fortë i optimizmit dhe besimit që kanë biznesmenët”, tha atëkohë një njeri pranë Trump.
Më pak se 8 javë më vonë, çdo gjë u kthye përmbys. Ata që dëshmuan fjalimin e Trump tani po dëshmojnë një treg financiar të dëmtuar në pritje të një recesioni.
Por edhe para kësaj, sektori i financave ishte dobësuar. Marrëveshjet e korporatave janë ulur shumë në rreth një dekadë, firmat elitare ligjore janë vënë nën kritika nga Shtëpia e Bardhë dhe gjigantët e konsulencës kanë humbur kontratat e tyre qeveritare. Kompanitë nga Delta në Walmart kanë hequr dorë nga perspektivat e tyre të fitimit. Shumë kanë frikë se tarifat tani do të ngadalësojnë në mënyrë dramatike motorin ekonomik të Amerikës.
“Ne nuk e besuam atë. Ne supozuam se dikush në administratë që kishte një sfond ekonomik do t’i thoshte se tarifat globale ishin një ide e keqe,” thotë një ekzekutiv i Wall Street. “Ne jemi në një xhiro me slitë.”
Është një njohje që edhe shumë prej mbështetësve më të zjarrtë të Trump në botën e biznesit e kanë keqkuptuar se sa i vendosur ishte presidenti 78-vjeçar për të riparuar rrënjësisht politikën ekonomike të SHBA-së dhe për të rikthyer dekadat e globalizimit. Shumë herë, Trump dhe këshilltarët e tij më të afërt kishin thënë se nuk do të hartonin politika për të kënaqur banorët më të pasur të vendit.
JD Vance, i zgjedhuri i tij për nënpresident, e bëri të qartë gjatë konventës republikane në korrik: “Vizioni i Presidentit Trump është kaq i thjeshtë dhe megjithatë kaq i fuqishëm. Kemi mbaruar punë, zonja dhe zotërinj, duke i shërbyer Wall Street-it. Ne do të angazhohemi për njeriun që punon.”
Ndërkohë, sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, vetë një ish-menaxher i fondeve mbrojtëse, gjithashtu i ka bërë jehonë në mënyrë të përsëritur kësaj ndjenje. Në mars, ai tha në CNBC se “MAGA nuk qëndron për kompanitë”.
Tarifat u bënë kërcënim i madh për Wall Street. Vetëm në dy ditë S&P 500 humbi më shumë se 5 trilion dollarë në vlerë.
Fillimisht Shtëpia e Bardhë iu shmang pyetjeve për bursat, por kur nisi një rënie e gjerë që preku dhe gjigandët financiarë si BlackRock, JPMorgan dhe Apollo, ata thanë: “Besojini presidentit Trump!”.
Bankierët, avokatët dhe drejtuesit filluan të besojnë se administrata e re nuk interesohej për dëmin në tregun financiar. Shumë qëndruan të qetë, por miliarderët si Bill Ackman, Dan Loeb, dhe Cliff Asness shprehën rezervat e tyre në rrjetet sociale.
Disa thanë se Trump po synon dobësimin e SHBA-ve dhe të bëjë një lloj Brexit nga pjesa tjetër e botës.
Anthony Scaramucci, themelues i firmës së menaxhimit të fondeve SkyBridge Capital që punoi me Trump mandatin e tij të parë e quajti “politika ekonomike më idiote në histori”.
Në fillim, elita e biznesit i pa tarifat e Trump si çmimi për të përfituar të tjera “ndere” nga Trump, përfshirë një lehtësim në ligjet e konkurrencës dhe ulje të taksave. Por loja e Trump me Wall Street shpejt u bë e paparashikueshme.
“Nuk dimë asgjë. Është sikur të vendosësh bast për dy skuadra futbolli, por nuk e di se cilat janë ato e cilët janë lojtarët”, thotë Hoëard Marks, bashkëthemelues i Oaktree Capital. “Investimi bazohet në supozimet e së ardhmes.”
Trump ka pasur një histori personale meW Street, shpesh të tensionuar. Në 1980-n elita e biznesit e mënjanoi Trump kur ai kishte nevojë për financimin e projektit të tij në prona të patundshme. Ata e tallnin edhe për faktin që Trump ishte bërë i famshëm në mediat rozë me historitë e tij. Për Wall Street, Trump nuk ishte kurrë president.
Në mandatin e tij të parë, Trump e afroi pranë zemrën sektorin financiar. Veteranët e tregut ai i mori në administratë me poste të mira. Ai ngriti dhe një grup pune mbi strategjitë ekonomike ku përfshiu JPMorgan dhe BlakRock.
Marrëdhënia e tyre u kris në fund të mandatit dhe sulmi në Capitol shënoi ndarjen. Tregu financiar u distancua nga rrëmuja e Trump dhe bënë thirrje për një brez të ri liderësh, duke theksuar se nuk do të mbështesnin më Trump.
Aleatët e Trump nuk e harruan këtë. “Këta nuk e morën kurrë seriozisht. Kë mbështeti Wall Street gjatë fushatës? Kamalën! Atëherë pse duhet atij t’i bëhet vonë për Wall Street tani?”, thotë një financiar pranë Trump.
Opozita u zhduk kur shanset e Trump për të fituar në 2024-n u rritën. Drejtuesit e kompanive nisën të bënin fushatë për të.
Pas fitores, drejtuesi i Goldman, David Solomon tha se ishte tejet optimist për agjendën e Trump. Ai mbrojti idenë e tarifave si një masë për sigurinë kombëtarë. Firmat private që kishin financuar rivalët e Trump, dhuruan miliona dollarë në inaugurimin e tij si një mënyrë për të fituar influencë. Pro vetëm
Por pak dëgjohen nga Trump. Pranë vetes ka vetëm një person që e kundërshton. Trump ka treguar se është i gatshëm të shpërblejë besnikërinë.
Drejtuesit e Wall Street tani bëjnë kujdes me çfarë nxjerrin nga goja me frikën se ai do t’i mallkojë.
“Ata e kanë frikë. Nuk duan të kenë përballje ligjore sepse firmat ligjore i ka ‘korruptuar’ presidenti. I kanë thënë edhe kompanive të veta: qepni gojën!”, thotë Scaramucci.
Ata që e njohin Trumpin thonë se sektori i financave thjesht e keqkupton atë.
“Ai dëshiron t’i bëjë të gjitha këto gjëra – të ulë taksat, të çrregullojë, të lehtësojë marrëveshjet – por ai dëshiron ta bëjë atë për të ndihmuar njerëzit që e zgjodhën atë, njerëzit që jetojnë në qytete që djemtë në Nju Jork as nuk e dinë se ekzistojnë,” thotë një person i dytë i afërt me Trump, i cili nuk lejohet të flasë publikisht. “Ai është një populist që i shërben popullit.”
Kur Trump vendosi të tërhiqej nga tarifat, nuk ishte për shkak se anëtarët e familjes mbretërore të Ëall Street kishin folur me të.
Nga lindja e diellit më 9 prill, tregjet financiare globale ishin në rënie të lirë dhe presidenti e kishte vënë re. Tregjet e bonove “po bëheshin pak të mërzitura, pak të frikësuara”, tha Trump më vonë, duke pranuar se ai kishte parë nga afër trazirat në rritje. Një financier i fuqishëm e arriti atë. Atë mëngjes, shefi i JPMorgan, Dimon bëri një argument të butë, por përfundimisht bindës se pse presidenti duhet të ndalojë luftën e tij tregtare. Por Dimon nuk ishte lidhur me Trump në një bisedë private në Mar-a-Lago, apo në Shtëpinë e Bardhë. Ai kishte shkuar në Fox Business Neës.
Pas një jave kaosi, Trump u tërhoq nga tarifat. “Ai është dakord me goditjen e Ëall Street por jo shembjen”, tha një person pranë tij.
Vendimi i Trump, ndikuar nga tregu financiar do të thotë se fati i tij mbetet i lidhur me të, edhe nëse ai e mohon.
Por tregjet nuk janë qetësuar ende, dollari mbetet i dobët dhe inflacioni po rritet. Çdo gjë mbetet e pasigurtë!
Burimi:FinancialTimes/Përshtati: Gazetasi.al
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.