Analize

Ku fshihen oligarkët?

Nju Jork

Ligjvënësit amerikanë e kanë shtyrë shpesh herë administratën Trump për të goditur Rusinë dhe tani duket se ia kanë vënë syrin bankave shumëkombëshe , në mënyrë që të djegin terrenin rreth perandorisë së madhe financiare të Presidentit Vladimir Putin.

Jeanne Shaheen dhe Sheldon Whitehouse i dërguan një letër drejtorëve të tetë bankave të mëdha, tre nga Shtetet e Bashkuara dhe pesë nga Evropa, duke kërkuar detaje mbi llogaritë dhe pasuritë e aleatëve kryesorë të Putinit, pas publikimit të " listës së oligarkëve” nga Departamenti i amerikan i Thesarit.

Letra, e para në llojin e saj, mund të hedhë dritë mbi paratë e pista ruse që qarkullojnë në institucionet financiare perëndimore.

“Shumë nga këto para vazhdojnë të fuqizojnë Putinin ose të financojnë madje disa aktivitete të paligjshme, që përfshijnë ndërhyrjet në zgjedhjet e vendeve të tjera apo dezinformimi”, u shpreh një ndihmës i Senatit- Ky është një problem shumë i madh dhe sinqerisht të vetmet që mund të mund të ilustrojnë implikimin e oligarkëve rusë në sistemin tonë financiar janë bankat.”

'Capital" Bank

Ky veprim gjithashtu vjen mes një investigimi politik shumë delikat edhe për Presidentin Donald Trump dhe ekipin i tij, të cilët po hetohen nëse kanë bashkëpunuar me Rusinë gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2016.

Megjithatë, senatorët amërikanë mund të përballen me një betejë të vështirë. Bankat nuk kanë asnjë detyrim ligjor për t'iu përgjigjur letrës dhe sidomos nësë kemi parasysh shtrirjen e listës së oligarkëve.

"Tingëllon sikur SHBA-ja është duke bërë thirrje për zgjerimin e sanksioneve ndaj çdo oligarku në listën e 29 janarit dhe në të njëjtën kohë duke sugjeruar që bankat amerikane duhet të presin lidhjet me çdo oligarkujashtë kufijve", shprehet Matthew Rojansky, drejtor i Institutit Kennan në Qendrën Wilson.

Por ekspertët e tjerë thonë se rritja e presionit politik dhe identifikimi i atyre që mbajnë rrjetën e madhe të parave të oligarkëve rus është një hap i mirëpritur. Bankat duhet të jenë të shqetësuara për përshtypjen se ndihmojnë në financimin e oligarkëve rusë", thotë Brett Bruen, një ish-oficer i Departamentit të Shtetit, i cili gjurmoi ndërhyrjen rusëve në zgjedhje

Lista e oligarkëve u kërkua nga Kongresi dhe u nënshkrua nga Trump verën e kaluar. Ajo mund të çojë në sanksione edhe më të hekurta.

Lista e Oligarkëve dhe sanksionimet duhet të udhëheqin bankat dhe të zbulojnë si shfrytëzohet sistemi ynë financiar nga oligarkët rusë dhe figurat e larta politike.

Alina Polyakova, një tjetër eksperte e politikës së jashtme në Institutit Brookings, e mirëpriti këtë veprim. "Unë mendoj se është koha që anëtarët e kongresit të fillojnë të nxisin hetimet në institucionet tona financiare”thotë ajo.

Polyakova mendon se lista e paklasifikuar është shumë e gjerë për të qenë baza e sanksioneve, por se e Kongresi tani mund t'i kërkojë këto bankave që të “peshojnë” investimet e të gjithë oligarkëve në listë.

Mbetet ende për t’u parë nëse bankat do të përgjigjen me informacionin që senatorët i janë venë pas por kjo mund të mos ketë shumë rëndësi.

Pjesa më e madhe e parave ruse mbahen në pasuri të paluajtshme dhe jo në bankat amerikane.

Si pasojë, oligarkët rusë e kanë shumë më të lehtë të blejnë pasuri të patundshme në SHBA se sa të investojmë paratë e tyre në sistemin financiar amerikan.

Kush janë oligarkët e Listës së Zezë

.Lista e njohur jozyrtarisht si “Lista Putin” përmban 210 figura të rëndësishme ruse, mes tyre, 114 qeveritarë ose të lidhur me qeverinë apo biznesmenë të fuqishëm, ndërkohë që 96 të tjerët janë oligarkë.

Ndër personat e përfshirë janë emra si Dmitry Medvedev, kryeministri rus, Alexei Miller, shef i Gazprom, Roman Abramovich, pronar i klubit londinez të futbollit, Chelsea, apo Alexander Bortnikov, shef i spiunazhit në Shërbimin Federal të Sigurisë.

Këta persona njihen si aleatë të vjetër të presidentit Putin. Dokumenti i deklasifikuar i Departamentit të Thesarit liston emrat e 96 biznesmenëve më të pasur në Rusi sipas revistës “Forbes”, duke cilësuar si oligark në Rusi këdo që ka një pasuri nqë vlen 1 miliard dollarë ose më shumë.

Oligarkët në Rusi janë një grup biznesmenësh të pasur të cilët kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të resurseve të vendit dhe ushtrojnë goxha influencë mbi autoritetet. Oligarkët u shfaqën gjatë tranzicionit të ekonomisë së sovjetike drejt modelit të tregut të Rusisë bashkëkohore.

Shumë njerëz thonë se një moment i rëndësishëm në historinë e oligarkisë ruse qe një intervistë e vitit 1995 e biznesmenit të njohur Boris Berezovsky me të përditshmen “Financial Times”, ku ai përmendi 7 personna, që sipas tij praktikisht kontrollonin më shumë se gjysmën e ekonomisë ruse dhe diktonin politikat qeveritare. Kjo çoi në konceptin e famshëm të “7 Bankierëve”.

Ekonomisti Leonid Polishchuk argumenton se oligarkia e Rusisë u formua për shkak se kolapsi i Bashkimit Sovjetik krijoi një konsensus në shtet dhe në shoqëri se reformat e mëdha dhe jopopullore ekonomike do të ishin më thjesht të implementoheshin nëse institucionet demokratike të vendit “çaktivizoheshin”. Institucione të tilla si gjykata të pavarura ekzistonin vetëm në emër. Si rezultat, shoqëria qe e keqpërfaqësuar në qeverisje dhe grupet e organizuara të interesit, oligarkët, mbushën këtë boshllëk.

“Lista e Oligarkëve” liston shumë biznesmenë që konsiderohen se janë “miq të Putinit” të cilët e bënë pasurinë e tyre pjesërisht falë fitimit të kontratave qeveritare. Studime sociologjike gjithashtu tregojnë se rusët sot besojnë akoma se “oligarkët” janë një prej institucioneve kyçe të vendit.

How to Buy Prescription Medications


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë