Interviste

Ku dhe si do t’i godasë lufta në Ukrainë, fermerët shqiptarë? Dëgjoni analizën e Agim Rrapaj

Ku dhe si do t’i godasë lufta në Ukrainë, fermerët shqiptarë? Dëgjoni analizën e Agim Rrapaj

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj, thotë se konflikti Rusi-Ukrainë ka krijuar probleme dhe në ekonominë e ushqimit në Shqipëri, kryesisht për ata që eksportojnë në Ukrainë dhe kompanitë që importojnë në këtë vend.

Në Ukrainë eksportohen kryesisht perime dhe më specifikisht eksportohet një tip lakre e veçantë dhe kjo do të krijojë probleme jashtëzakonisht të mëdha tek fermerët qe e kanë prodhuar këtë” –thotë Rrapaj.

Problem do të krijohet me çmimet të cilat do të rriten, dhe veçanërisht dhe kostot e fermerëve.

Rrapaj tha se kompanitë e lidhura me import-eksportin e Ukrainës janë duke rishikuar planin e tyre të biznesit, programet, në mënyrë të tillë që të përballojnë ato vështirësi që po lindin nga situata në Ukrainë.

“Nuk ka një vendimarrje konkrete të tyre, por në ditët në vijim do të ketë dicka të re. Aktualisht nuk ka pasoja të drejtpërdrejta në çmime dhe as në tregues të tjerë të sektorit të ekonomisë së tyre”, tha për gazetën “Si”, kreu i Agrobiznesit Agim Rrapaj.

Dëgjoni të plotë në Podcast intervistën me z. Agim Rrapaj


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë