Botërori i Formulës 1 kthehet në pistë këtë fundjavë në Turqi. Në Istanbul Park do të zhvillohet gara e 16-të e Botërorit 2021, në një pistë të vështirë për shkak të kthesave të shumta dhe të forta. Më e famshmja është kthesa numër 8, e konsideruar një nga më ikoniket e F.1, 640 metra e gjatë dhe që kalohet me shpejtësi të lartë.
Pika e frenimit më e fortë, sipas të dhënave të marra nga Brembo, është ajo nga kthesa numër 9 te kthesa numër 12, ku kalohet nga 313 kilometra në orë, në 92 kilometra në orë. Por edhe shumë kthesa të tjera të këtij cirkuiti janë mjaft impenjative për pilotët dhe gomat. Kthesa e parë nis me një dishezë dhe përfundon me një malore. I gjithë cirkuiti në fakt është me ngjitje dhe zbritje natyrale të vendit ku ndodhet.

Një nga pikëpyetjet e mëdha të garës ka të bëjë me motin, kjo edhe për faktin se gara këtë vit zhvillohet më shumë se një muaj para në krahasim me atë të 2020-ës. Shiu që shoqëroi garën vitin e kaluar bëri që skuadrat të merrnin të dhëna të mjaftueshme për gomat. Vitin që shkoi fitoi Ljuis Hemilton, i cili siguroi matematikisht titullin e 7-të në karrierë. Anglezi administroi mjaft mirë gomat, duke fituar me një strategji me një ndalesë në bokse.
Klasifikimi i pilotëve
- Hamilton 246,5 pikë
- Verstappen 244,5
- Bottas 151
- Norris 139
- Perez 120
- Sainz 112,5
- Leclerc 104
- Riçiardo 95
- Gasly 66
- Alonso 58
- Ocon 45
- Vettel 35
- Stroll 24
- Tsunoda 18
- Russell 16
- Latifi 7
- Raikkonen 6
- Giovinazzi 1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




