Futboll

Kthesa e papritur/ Romelu Lukaku i kthen shpinën Interit dhe pret Juventusin

Gazeta Si – Nuk është e vërtetë që Lukaku është zhdukur. Mjafton të shohësh profilin e tij në Instagram për të kuptuar ku është, çfarë bën, me kë luan, si stërvitet. E vërtetë është që ai i ka kthyer shpinën Interit. Të paktën në këtë moment.

Nuk përgjigjet dhe kërkon të marrë kohë, sepse kështu e ka këshilluar rivali historik i Interit: Juventusi. Një javë, ose 10 ditë, këtë i ka kërkuar sulmuesit belg drejtori i ri sportiv i bardhezinjve, Kristiano Xhuntoli. Dhe Big Rom duket se ka pranuar.

Romelu Lukaku. Gazeta Si, 15 korrik 2023

Mbi tavolinë është një kontratë e Juventusit, me një pagë prej rreth 12 milionë eurosh në sezon, më e lartë se ajo që afron Marota tek Interi. Lukuku dhe avokati i tij, Sebastian Ledure, u janë shmangur telefonatave të Interit, që ndërkohë ka arritur një akord me Çelsin (40 milionë në total), por nuk ka ‘Po’-në e lojtarit.

Ajo që dukej e sigurt deri dje, sot nuk është më. Nuk është e sigurt që Lukaku dëshiron Interin! Përkundrazi. Si dhe pse ka ndodhur kjo, është e vështirë të kuptohet. Nëse vërtet do të ndodhë që historia të mbyllet kështu, me këtë kthim të bujshëm shpine, Lukaku duhet të japë disa shpjegime. I takon atij të qartësojë situatën, pasi mund të jetë edhe vetëm zhurmë merkatoje.

Dhe duhet ta bëjë shpejt, sepse populli interist ndihet i tradhtuar sërish. Situata është pak e komplikuar, sepse Juventusi, para se të bëjë goditjen, duhet të shesë Vlahoviçin. Nuk është e lehtë dhe as urgjente. Klubit torinez i duhet një asist nga PSG në këtë pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë