Nga Gazeta Si – Kategoria Superiore kthehet në fushë pas ndërprerjes së parë përekipet kombëtare. Në javën e 3-të, katër nga pesë skuadrat e para do të përballen me njëra-tjetrën.
Ndërsa 3 ndeshjet e tjera, favorizojnë skuadrat e pjesës së dytë të klasifikimit. Tre ndeshje do të luhen të shtunën (2 në orën 16:00 dhe 1 në orën 19:00) dhe 2 të dielën (në orën 19:00).
Me 4 pikë pas 180 minutave dhe Trainerin e muajit Gusht 2025, AF Elbasani kryesues do të presë Dinamo City-n me një ndeshje më pak (në vendin e 3 falë golevarazhit).
Me një pikë më pak se kryeqytetasit pa humbje, Vllaznia kërkon fitoren e dytë në “Loro Boriçi” ndaj Partizanit, në atë që shihet si një Klasike.
Një pikë në dy javë është thuajse asnjë dhe Egnatia do provojë të ndryshojë fatet e saj duke u nisur nga Ballshi.
Atje ku Mirel Josa nuk ka shkuar për turizëm dhe do tentojë shakanë e rradhës ndaj kampionëve në fuqi.
Tirana me trainerin e ri (italianin ish AF Elbasani, Bordin) do të presë Flamurtarin në sfidën e parë të raundit.
Bardheblu dhe kuqeblu sëbashku, kanë 2 pikë, pas dy barazimesh e dy humbjesh. Ndaj sfida është interesante për të kuptuar se cila prej tyre do të arrijë fitoren e parë.
Kuadri i javës mbyllet me Teuta-Vora, ku miqtë janë një “kërcënim” serioz për “djemtë e Detit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



