Futboll

Kthehet Etrit Berisha… firmos për BK Häcken

Pa skuadër prej Korrikut të kaluar kur u largua nga Empoli, 36 vjeçari shqiptar gjen skuadrën e re. Ajo është BK Häcken dhe militon në Allsvenskan – kategorinë e parë të futbollit suedez. Eksperienca e Berishës përkthehet në 163 ndeshje në Serie A (Lazio, Atalanta, Spal, Torino, Empoli), 90 ndeshje në Allsvenskan (Kalmar) dhe 81 ndeshje me Kombëtaren kuqezi.

Pas vetëm 2 javësh në sezonin e ri BK Häcken përballet me një situatë dëmtimesh në portë dhe vendosi të vërë nën kontratë portierin shqiptar të lindur në Prishtinë dhe kampion në Suedi në vitin 2008. Berisha ka fituar gjithashtu Superkupën e Suedisë në vitin 2009. Ai është shpallur “Portieri i Vitit 2013” në Suedi dhe “Portieri më i mirë i huaj” në Serie A në sezonin 2013-2014. Berisha ishte portieri kuqezi në “Francë 2016”.   


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë