Futboll

Kthehet Champions, një ndeshje – një statistikë për sfidat e të martës

Nga Gazeta Si – Kompeticioni më i rëndësishëm për klube’ do të zhvillojë raundin e dytë të fazës së Ligës, këtë mesjavë.

Për tu njohur me kalendarin dhe skuadrat kemi përzgjedhur një statistikë për çdo sfidë të këtij raundin:

Atalanta vs Club Brugge (18:45 CET)
Berat Gjimshiti mund të bëhet lojtari i 1-rë shqiptar që luan 30 ndeshje në Champions League.

Kairat Almaty vs Real Madrid
Kairat humbi 4 nga 30 ndeshjet e fundit evropiane në shtëpi (19F, 7B). Vendasit nuk kanë humbur asnjë nga 4 këtij sezoni (3F, 1B).

Inter vs Slavia Praha (21:00 CET)
Inter nuk pësoi gol në 9 nga 10 ndeshjet e fundit në grupet/ fazën e Ligës në Champions League.

Chelsea vs Benfica
Chelsea ka humbur 3 ndeshjet e fundit në Champions League – seria më e gjatë negative në kompeticion.

Atlético de Madrid vs Frankfurt
Atleti ka shënuar 199 gola në grupet/ fazën e Ligës në Champions League.

Bodø/Glimt vs Tottenham
Bodø/Glimt ka shënuar 3 ose më shumë gola në 12 nga 19 ndeshjet e fundit në shtëpi në kompeticionet evropiane.

Marseille vs Ajax
Ajax humbi 2 nga 10 ndeshjet e fundit në grupet/ fazën e Ligës në Champions League ndaj kundërshtarëve francezë (5F, 3B).

Galatasaray vs Liverpool
Liverpool ka fituar vetëm 1 nga 6 ndeshjet paraardhëse në kompeticione e UEFA-s ndaj rivalëve turq (1B, 4H)

Pafos vs Bayern München
Bayern München ka fituar 6 ndeshjet e fundit në kompeticionet e UEFA-s ndaj kundërshtarëve qipriotë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë