Ngjarje

Kthehen në Itali dy nga refugjatët e ardhur me anijen ‘Libra’. Ishin minorenë

Nga Gazeta ‘SI’- Dy refugjatë janë kthyer pas nga kampi në Gjadër.

Shkak ka qenë mosha e dy refugjatëve, të cilët janë minorenë.

Anija “Libra” ndodhet në det dhe të miturit po dërgohen me skaf për t’u kthyer në Itali. Anija arriti mëngjesin e sotëm në brigjet e Lezhës pas një udhëtimi dy ditor.

Ndërkohë vijon intervistimi i tyre, si dhe po bëhen procedurat për plotësimin e dokumentacioneve për azil e po ashtu janë kryer të gjitha kontrollet mjekësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë