Ka ndodhur

Ksamil, 66-vjeçarit i bie tulla në kokë dhe humb jetën

Gazeta Si – Një 66-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht këtë të hënë në Ksamil, teksa ishte duke punuar. Mësohet se rreth orës 12:00, Kastriot Çeli, ka qenë duke punuar tek ish-furra e bukës në Ksamil, duke prishur një mur.

Gjatë punës, aksidentalisht i ka rënë në kokë një tullë. Menjëherë persona që kanë qene aty e kanë transportuar drejt urgjencës në Sarandë, por gjatë rrugës 66-vjeçari ka ndërruar jetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë