Kirurgët në Kaliforni kanë kryer transplantin e parë të suksesshëm të fshikëzës së urinës, duke ndihmuar një pacient të cilit më parë i ishin hequr fshikëza dhe të dy veshkat si rezultat i trajtimit të kancerit dhe sëmundjes së veshkave në fazën e fundit.
Trajtimi i lejoi pacientit, 41-vjeçarit, babait të katër fëmijëve, Oscar Larrainzar, të ndërpriste dializën, megjithëse operacioni vjen me rreziqe të konsiderueshme afatshkurtra dhe afatgjata.
Transplanti i fshikëzës u krye nga dy kirurgë që punuan për vite me radhë për të zhvilluar teknikën, e cila u përdor për të transplantuar një veshkë dhe një fshikëz të rikuperuar nga një dhurues njerëzor.
“Ky operacion është një moment historik në mjekësi dhe do të ndikojë në mënyrën se si i menaxhojmë pacientët e përzgjedhur me kujdes me fshikëza ‘terminale’ shumë simptomatike që nuk funksionojnë më”, thotë Inderbir Gill, drejtor ekzekutiv i Institutit të Urologjisë të Universitetit të Kalifornisë Jugore.
“Transplantimi është një opsion trajtimi që shpëton dhe përmirëson jetën për shumë gjendje që prekin organet kryesore, dhe tani fshikëza mund të shtohet në listë.”
Mjekët planifikojnë të kryejnë më shumë transplante të fshikëzës si pjesë e një prove klinike në UCLA Health, me qëllim që të kuptojnë më mirë ndërlikimet e mundshme dhe të ndihmojnë pacientët që vuajnë nga probleme të fshikëzës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.