Roberto Mançini ka folur mes lotësh në intervistën e parë si kampion i Europës. Për mikrofonët e “Rai” ai u shpreh: "U treguam të zotët, sepse pësuam një gol shumë shpejt dhe na u bë gjithçka shumë e vështirë.
Më pas e dominuam ne ndeshjen. Lojtarët u treguan të mrekullueshëm. Është një fitore shumë e rëndësishme për të gjithë njerëzit në Itali, për tifozët. Jemi shumë të lumtur dhe shpresoj që të gjithë tani të jenë duke festuar".
Trajneri Mançini, që ka arritur atë që nuk e kishte arritur si futbollist, është superstari i vërtetë i kësaj Italie, me një ecuri rekord ndeshjesh pa humbje, 34. Ai ka ditur të ndërtojë një skuadër shumë të fortë, solide dhe për më tepër një skuadër sulmuese, çka është ndoshta jashtë natyrës së Italisë në kompeticione të tilla të rëndësishme.
Rilindja e Italisë është pa dyshim meritë e trajnerit Mançini, pasi është ai që ka përzgjedhur futbollistët dhe u ka gjetur vendin adapt atyre, duke formuar një ansambël simpatik dhe mbi të gjitha fitues.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.