Kosova

Kryetari i Parlamentit serb fajëson Kurtin për ngjarjen në veri: U ngut të fajësonte serbët

Nga Gazeta ‘Si’-Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Vladimir Orlliç ka reaguar pas situatës në veri. Orlliç ka shtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përgjegjës për çfarëdolloj dhune, dhe se është ngutur për t’i fajësuar serbët për zhvillimet në Banjskë të Zveçanit.

“E keni parë reagimin e Albin Kurtit, i cili menjëherë filloi, nxitoi të akuzonte serbët, duke thënë se ishte një veprim i organizuar. Nëse flasim se kush është përgjegjës për çfarëdo lloj dhune – është ekskluzivisht Albin Kurti dhe këtë e dinë të gjithë.

Dhe gjithçka që ai ka bërë në muajt e kaluar me terrorin më brutal të mundshëm që ka kryer kundër popullit duarzbathur serb, ai e bëri pikërisht sepse donte një përshkallëzim të hapur dhe sepse donte të shkaktonte dhunë”, ka thënë Orliç për median serbe “TV Prva”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë